Në prag të shpalljes së kreut aktual të LSI-së si President i Shqipërisë, kanë filluar edhe zërat e parë se cili do të jetë personi që do të drejtojë këtë force politike në vijim.
Burimet bëjnë me dije se ministri i Drejtësisë Petrit Vasili është emri që pritet të marrë në dorë frerët e LSI-së pas emërimit të Ilir Metës në postin e kreut të shtetit.
Vasili ishte politikani i dytë që u propozua nga kryesia e LSI, për të kandiduar si president.
Kryeparlamentari Meta mori dje mbështetjen e Kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe të Kryesisë së Partisë Socialiste, për të qenë në krye të shtetit./tema/b.d