Sipas deklaratës së MPB-së, gjithsej 102 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Në Spitalin e Qytetit që ndodhet përballë Kuvendit, ndihmë mjekësore kanë kërkuar gjithsej 70 qytetarë, 22 policë dhe 3 deputetë, shkruan shqiptarja.com.
Gjithashtu, në kazermën në Gjorçe Petrov ndihmë mjekësore kanë kërkuar edhe 7 qytetarë të tjerë.
Ministria e Brendshme bën të ditur se tanimë të gjithë janë larguar nga hapësirat e Kuvendit, ndërsa protestuesit akoma po vazhdojnë të qëndrojnë jashtë tij.
Dje, pasi u zgjodh kryetar Kuvendi Talat Xhaferri shpërtheu dhuna, protestuesit u futën në ambientet e sallës së legjislativit duke dhunuar liderin e opozitës Zoran Zaev dhe kryetarin e partisë shqiptare Sela, ndërsa nuk kanë shpëtuar nga përplasja edhe deputetët e tjerë.
Policia ndërhyri me vonesë, ndërsa ngjarja u dënua nga komuniteti ndërkombëtar.