Policia ka sekuestruar 97 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar të llojit Cannabis Sattiva në Karaburun.
Blutë e Vlorës në bashkëpunim me Delta Force dhe Policinë Kufitare gjatë kontrollit të territorit tokësorë dhe ujorë përreth Gadishullit të Karaburunit, kanë konstatuar një sasi me lëndë narkotike brenda në det, pranë vendit të quajtur “Gjiri i varkave”, Karaburun.
Lënda narkotike u gjet e ndarë në 4 pako të përmasave të ndryshme, të mbështjella me qese plastike transparente, të cilat pasi u peshuan, pesha e tyre rezultoi prej 97 kilogramë material bimorë narkotik, e dyshuar si Cannabis Sattiva.
Policia bëri sekuestrimin e lëndës narkotike në cilësinë e provës materiale.
Po punohet për kapjen e autorëve në lidhje me këtë ngjarje dhe vendosjen e tyre përpara përgjegjësisë penale.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për Nenin 283/a/2 të Kodit Penal “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim”./a.m.