Kryeministri Edi Rama, njëherësh kreu i PS, ka mbledhur grupin parlamentar socialist. Ky takim vjen në ditën kur mbahet raundi i 4-t për zgjedhjen e presidentit të republikës, e ku do të shkohet me kandidaturën e Ilir Metës.
Më herët Rama ka shprehur mëbshtetjen e PS për kreun e LSI ndërkohë në mbledhjen e sotme e cila zhvillohet jashtë radhe, pritet të merret vendimi për votimin e Ilir Metës.
Nga PS nuk ka pasur asnjë kundërshti për kandidaturën e Ilir Metës. Ai u përzgjodh nga selia rozë ndërmjet tij dhe Petrit Vasilit, dy emrat e propozuar nga LSI.
Rama ka kërkuar nga deputetët të mos mungojnë në procesin e votimit. Ndërkohë, në mbledhje është diskutuar edhe për fushatën zgjedhore. rama ka kërkuar anagzhim maksimal dhe kujdes për të mos rënë pre e situatave të pakëndshme.
/a.m.