Volvo ka nisur prodhimin e modelit më të ri SUV XC60. Modeli i vitit 2018 pati shfaqjen e saj botërore muajin e shkuar në Geneva Motor Show.
Tani ai ka nisur të prodhohet në shtetin amë në Suedi në fabrikën në Torslanda.Vetura e re vjen me motor 2.0-litërsh me 250 kuajfuqi dhe përshpejtimin nga 0 në 100 kilometra për orë e arrin për 6.8 sekonda.
Top shpejtësia e tij është 220 km/orë. Po ashtu vjen edhe versioni hibrid. (b.an)