Edhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka dënuar dhunën e sotme në Maqedoni, transmeton Koha.net.
Protestuesit maqedonas kanë hyrë brenda parlamentit të Maqedonisë, me ç’rast janë lënduar disa deputetë, në mesin e tyre edhe Zijadin Sela.
Në krye të Kuvendit të Maqedonisë është zgjedhur Talat Xhaferi, dhe kjo ka shkaktuar tensionimin e situatës.
“Dënojmë incidentin në Shkup. Dhuna duhet të ndalet menjëherë. Duhet të rivendoset qetësia dhe rendi”, ka thënë OSBE përmes një postimi n Tëitter. (b.an)