Kreu I PD-se Lulzim Basha paralajmëroi ne Opinion se opozita do te sabotoje zgjedhjet e 18 qershorit pasi sipas tij ato nuk japin garanci per voten e lire.
“Rama genjen per vetingun pasi me negociatoret nuk u diskutua fare vetingu. Kjo eshte nje genjeshter e madhe. Por ju siguroj se oren e pare te qeveverise teknike ne do te votojme vetingun. Nuk do te kete parklament te ri me nje parlament farse. Me 28 qershor nuk do te kete zgjedhje. Do te kete sabotim te fasades se qeverise se krimit”, deklaroi z.Basha.
Lidhur me pershkallzimin e protestes, ai sqaroi: “PD dhe qytetaret do sabotojne dhe shkaterrojne farsen elektorale. Te drejten e votimit ne pluralizem e ben e drejta e zgjedhjes.
Qeveria ka përjashtuar opozitën, ka paracaktuar rezultatin. Protesta jone do te jete paqesuese. Nese do te kete provokim pergjegjia do te bjere tek provokuesit. Kjo levizje ka nisur si bashkim qytetar dhe do te mbyllet si bashkim qytetar”, theksoi z.Basha.