Lideri i AAK-së pas lënies i lirë nga gjykata franceze, ka mbërritur në Prishtinë.
Ramush Haradinaj, ka shkelur në Aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”.
Haradinaj, mëngjesin e sotëm u lirua nga një gjykatë në Francë. Haradinaj arriti të rikthehet në Kosovë pas katër muajve.
Ai u ndalua në bazë të një fletarrestimi ndërkombëtar, të lëshuar nga Serbia, për krime lufte. Familjarët dhe qytetarë të shumtë po presin Haradinajn me brohoritje.
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të niset menjëherë drejt qendrës së kryeqytetit të Kosovës në Prishtinë, ku pritet t’ju drejtohet qytetarëve të shumtë, të mbledhur në sheshin “Zahir Pajaziti”, shkruajnë mediat kosovare.