Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Endrit Dokles për rigjykim dhe prishje të dënimit me burg për jetë dhënë ndaj tij nga krimet e rënda në vitin 2012.
Sipas Kushtetueses gjykimi ndaj Dokles është bërë brenda afateve ligjore dhe kërkesa e tij është pabazuar në prova.
Endrit Dokle i njohur si ish pjesëtar i bandës së Durrësit e më pas i kthyer në rivalin e Lulëzim Berishës ndaj të cilit kreu dhe disa atentate, prej 2012 qëndron pas hekurave me dënimin burg përjetë me akuzën e vrasjes së Dritan Dishës dhe Erion Lames.
c.a