Kryetari i Partisë Ddemokratike, Lulzim Basha, fill pas mbajtjes së fjalimit të radhës te çadra e protestës, është nisur drejt kullës ku ndodhet zyra e ish-kryeministrit Berisha.
Ky takim vjen pasi Basha paralajmëroi përshkallëzimn e protestave javën e ardhshme.
Rreth orës 11:10 minuta lideri demokrat është ngjitur në zyrën e ish-kryeministrit, ashtu sikur bëri edhe mbrëmë pas takimit me negociatorët nga PPE.
Paraditja e sotme ka qenë e mbushur me disa takime intensive nga ambasadorët e SHBA dhe BE, te Kryeministri Rama dhe kryetari i Kuvendit Meta.
SHBA-BE dhe qeveria po përpiqen që të gjejnë një zgjidhje për krizën politike, por Basha kërkon me cdo kusht qeveri teknike.