Deputeti socialist Taulant Balla ka replikuar sot me kreun e LIBRA-s, Ben Blushin, pasi ky i fundit ftoi Ilir Metën dhe Lulzim Bashën për të bashkuar votat për të rrëzuar qeverinë “Rama” me një mocion mosbesimi.
Balla thotë se “Ben Blushi ose nuk po e kupton siç duhet, ose nuk do ta kuptojë. Problemi i PD nuk ka të bëjë fare as me zgjedhjet dhe as me qeverinë”.
“E kemi thene qe diten e pare, problemi i Partise Demokratike eshte vettingu. Prioriteti i tyre numer nje eshte te bllokojne vettingun. Dje ne ishim te hapur per te negociuar dhe per te gjetur kompromis, ndoshta duke qene me te gatshem se sa duhet. Por PD nuk do kompromis apo dialog, sepse ata nuk e duan vettingun.
Me 18 qershor, Kushtetuta i ben thirrje qytetareve per te vendosur se kush do t’i qeverise per kater vitet e ardhshme. Partite politike mund te zgjedhin te paraqesin nje alternative ose jo.
Partia Socialiste do te kerkoje voten e popullit ne 18 qershor, sepse respekton Kushtetuten dhe vullnetin e popullit. Dhe sepse ne besojme se askush nuk mundet ta bllokoje vettingun dhe reformen ne drejtesi”, deklaroi Balla.