Ndërsa zhvilloheshin takimet me negociatorët e mandatuar nga BE për të sjellë zgjidhjen e ngërçit politik në Shqipëri, asnjë nga liderët politikë vendas nuk folën për mediat.
Por sapo Kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian David McAllister (EPP) dhe Raportuesi i Parlamentit Europian për Shqipërinë Knut Fleckenstein, dolën me një deklaratë të përbashkët në mbrëmje, nuk vonuan edhe reagimet e kryeministrit Edi Rama dhe liderit demokrat Lulzim Basha. Ky i fundit këmbënguli në një qeveri teknike pa Ramën kryeministër, gjë që e bëri të qartë gjatë një fjale të mbajtur rreth orës 22:000 nga cadra e protestës së opozitës.
Ndërkohë, pas tij, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, kryeministri Edi Rama tha se është i hapur për dialog, por nuk mund të negociohet nëse nuk votohet vettingu.
“Miq! Gjithnjë të hapur për dialog pa kushte. Por pa Vetingun s’ka asnjë kompromis, sepse Drejtësia për Shqipërinë që duam nuk negociohet”, shkruan Edi Rama në Facebook.