Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e mbrëmjes në Kamëz me pasojë plagosjen e 3 persona. Në aksident janë përfshirë dy automjete ndërkohë u desh ndërhyrja e zjarrfikëseve për ncjerrjen e njërit prej të plagosurve që mbeti i bllokuar në mjet.
“Më datë 25.04.2017, rreth orës 19:00, në rrugën “Berisha”, Kamëz janë përplasur dy automjete.
Si pasojë e përplasjes njëri nga drejtuesit e mjeteve ka ngelur në brendësi të mjetit dhe ka qënë e nevojshme ndërhyrja e forcave zjarrfikse për nxjerrjen e tij”, raporton policia.
Në S.Q.U. janë dërguar shtetasit F. P., 30 vjeç, K. K., 34 vjeç dhe M. M., 28 vjeç, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti./a.m.