Ervin Dalipaj, ish-polici i shpallur në kërkim për vrasjen dhe rrëmbimin në bashkëpunim të Gazmend Çollakut, ekzekutuar kete mesdite ne Sukth, brenda mjetit te tij se bashku me shtetasin Xhino Dautaj ne intervisten e tij te fundit ka hedhur drite mbi akuzat qe e lidhnin ate me vrasjen e Gaz Collakut.
*Ervin Dalipaj
Ne fund te janarit te vitit te shkuar ai ka folur për televizionin “News 24” lidhur me ngjarjen dhe urdhër-arrestin ndaj tij.
Ervin Dalipaj tha se ishtë i pafajshëm dhe se natën kur ndodhi ngjarja ka qenë në Tiranë me familjarët e tij.
Sipas Dalipajt, ai ka prova filmike që provojnë sipas tij se atë natë ka qenë me familjarët e tij. Dalipaj tha për “News 24” se policia e ka shoqëruar më parë për ngjarjen dhe pas 10 orësh e ka lënë të lirë për mungesë provash.
Ai tregon se u ndalua ditën e ngjarjes, pas orës 24:00 në Durrës, teksa çonte Denis Shtrazën në shtëpi. Sipas Dalipajt, provat kundër tij janë fabrikuar nga Policia e Shtetit.
Ditën e djeshme ish-polici u shpall në kërkim, pasi sipas Prokurorisë ka prova se është i përfshirë në rrëmbimin dhe vrasjen e Gaz Çollakut.
Prokuroria tha se ndaloi pas ngjarjes Denis Shtrazën e arrestuar dhe Ervin Dalipajn që lëviznin me një mjet, dhe aty u gjendën gjurmë gjaku që korrenspondonin me viktimën.
“Kam mësuar nga mediat rrëmbimin dhe vrasjen e Çollakut. Isha në një lokal të një ish-oficerit të Policisë.
Gjatë gjithë ditës kam qenë në Tiranë me të afërmit e mi dhe me familjen. Kjo është e verifikueshme përmes telefonin tim. E vërtetoj me pamjet filmike të lokalit ku kam pirë kafe”, shprehet Dalipaj.
Sipas Dalipajt, akuzat janë fabrikuar nga oficerë të caktuar të policisë. Ish-funksionari i policisë sqaron se me Denis Shtrazën, i cili u arrestua si i dyshuar për vrasjen, ka marrëdhënie shoqërore.
Ervin Dalipaj konfirmon se nuk është larguar nga Shqipëria, por thotë se nuk do të dorëzohet në polici, pasi nuk ka besim.
“Shpallja ime në kërkim është tendencioze. Po kërkohem sikur jam terrorist i Parisit. Nuk dorëzohem se nuk kam besim te policia. Kam besim vetëm te Prokuroria dhe gjykata”, u shpreh Dalipaj.