Një atentat mafioz ka ndodhur në autostradën Tiranë Durrës, ku janë ekzekutuar dy persona me breshëri automatiku, nga persona ende të paidentifikuar.
Njëri prej viktimave është Ervin Dalipi, ish shefi i krimit ekonomik në Tiranë, i akuzuar për përfshirjen në vasjen e Gazmend Çollakut. Viktima e dytë është shtetasi Xhino Dautaj.
Ndërkohë dy video që ilustrojnë vendngjarjen janë publikuar nga Intv dhe Jetaoshqef.
Qytetarë në vendngjarje kanë shkruar pranë JOQ se një makinë ka ndaluar duke i bërë pritë tjetrës dhe më pas ka shtënë drejt saj me kallashnikov dhe viktimat janë dy djem të rinj.
Përshëndetje JOQ! Sapo ndodhi një vrasje në autostradën Tiranë-Durrës pranë Sukthit. Po presim Policinë sepse janë dy të vdekur nga breshëritë. Nuk kam mundësinë ta shikoj mirë por xhamat ishin me gjak dhe ka pafund njerëz dhe makina të ndaluara. Makina e qëlluar me armë është përplasusr më pas nga një makinë tjetër. Di vetëm që jetojmë në Kolumbi”, përfundoi qytetari për JOQ./a.m.