Qyteti i Dallasit është zgjuar me të shtëna armësh, ku kanë vdekur dy persona.
Mediat amerikane kanë raportuar se një punonjës i komunës ka qëlluar me armë zjarri shefin e tij duke e vrarë në vendngjarje.
Më pas autori i krimit, i cili ende nuk është identifikuar, i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë.
Vlen të theksohet se të gjithë punëtorët e komunës janë evakuuar duke mos pësuar asnjë lëndim.
Në vendin e krimit kanë dal edhe forcat speciale amerikane SWAAT dhe shumë autoambulanca. /a.m.