Pas bllokimit të rrugëve nga protestuesit e PD, kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer disa replika me ndjekësit e tij në Facebook. Një komentues i kerkon shefit të qeverisë t’i hapë rrugë “budallenjve të PD” për qeverinë teknike, por Rama deklaron se qeveria nuk është rrugë që parakalohet duke shkelur rregullat.
Disa nga komentet pikante
Komentuesi: Zoti KM populli thote “budallenjve hapi rruge”! perse nuk i hapni rruge budallenjve te PD per qeveri teknike,po duhet t’i durojme kur na bllokojne rrugët??!!
Rama: Ou! Po pse ca eshte qeveria rruge qe parakalohet duke shkelur rregullat e qarkullimit?!😂😂
Komentuesi: E pe si protestojnë të djathtët pa dhunë, konform të gjitha normave demokratike.
Rama: Të marrsha të keqen unë ty, për të djathtën tënde që ka përfunduar rrugëve njësoj si rrugët që la rrugëve kur ishte në qeveri
Komentuesi: Ka ran papusia se jan punsuar ne kultivimin e kanabisit
Rama: Ylli kujdes Cadren se po bie../javanews.al