Gjatë ditës së sotme opozita përshkallëzoi protestën duke bblokuar 5 akse rrugore kombëtare për rreth 60 minuta duke sjellë kaos në qarkullim. Në disa media u raportua edhe për bllokimin e ambulancave me persona të sëmurë.
Por në lidhje me këto raportime reagoi deputeti i PD-së, Edi Paloka i cili tha se kjo ishte një lojë e qeverisë për të treguar se “protestuesit janë çnjerëzorë”.
“Kishim dijeni se gjatë protestës do përdoreshin ambulanca që të dukeshim çnjerëzorë. Por skenari doli blof, ambulancat me të sëmurë fallco u lejuan të kalojnë”, deklaroi Paloka./a.m.