Pjesëtarë e Ushtrisë së Serbisë së shpejti do të pajisen me pushkët automatike më bashkëkohore të prodhimit belg.Bëhet fjalë për pushkët SCAR-L, të prodhuara për nevojat e njësive speciale në fabrikën “FN Herstal”.
Sipas asaj që shkruan gazeta “politika” e Beogradit, fjala është “Projektin 1.500”, i cili parasheh pajisjen e 1.500 ushtarëve të Serbisë me armatimin më modern, transmeton Koha.net. Këta ushtarë do të stërviten për detyrat më speciale të mundshme.
SCAR-L është pushkë e shekullit 21.
Zhvillimi i saj ka nisur në vitin 2004 kur komanda e njësive speciale të forcave ushtarake amerikane bëri kërkesë për furnizim me pushkë të reja.
Konstruktorët belgë krijuan pushkën SCAR -L që u tregua e jashtëzakonshme në testime e fabrika “FH Herstal” mori punën prestigjioze për pajisjen me to të specialëve amerikanë.
Kjo pushkë përdor plumbin standard të pushkës së NATO-s 5,56 mm, ka kondak palosës dhe të përshtatur sipas gjatësisë.
Në të mund të montohen nishane të ndryshëm ditorë, të natës e laserikë, llambë baterie si dhe nën tyta për hedhje granate me çfarë i rritet shumë fuqia e veprimit të zjarrit.
Pushka, pa kutinë për municion, është e rëndë 3.5 kilogramë, përgatiti Express. (b.an)