Opozita ka nisu sot bllokimin e 5 rreth-rrotullimeve sikurse kishte paralajmëruar, ndërkohë që dhjetëra qytetarë i janë bashkuar planit të saj.
Por pavarësisht thirrjeve për revolucion dhe pjesëmarrje, ish-kryeministri Berisha nuk ndodhet në asnjë aks të protestës.
Po ashtu, edhe Jozefina Topalli që prej kohësh është distancuar nga çadra, nuk është parë në mesin e protestuesve në 5 akset kryesore të vendit.
Drejtimi i protestës është marrë nga deputetë si Arben Ristani, Helidon Bushati, Flamur Noka, Edmond Spaho etj, ndërsa vetë Lulzim Basha është ulu këmbëkryq nën shoqërinë e Krehsnik Spahiut me dhjetëra protestues të sheshi “Shqiponja”. /javanews/b.d