Ndërkohë që kreu i PD Lulzim Basha deklaroi pasdite se policia vetëm lajmërohet dhe nuk merr leje, duke kërcënuar uniformat blu se do të penalizohen nëse pengojnë dhunën e opozitës.
“Neni 8/
“Ndalimi i zhvillimit të një tubimi” të Ligjit nr. 8773, datë 23.4.2001 “Për tubimet”, parashikon:
– Kur ka arsye të motivuar se zhvillimi i një tubimi në një shesh ose vendkalim publik përbën një rrezik real për sigurinë kombëtare, sigurinë publike, parandalimin e krimit, mbrojtjen e shëndetit ose të moralit ose mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të të tjerëve dhe ky rrezik nuk mund të ndalohet me masa më pak shtrënguese, shefi i komisariatit të policisë mund të ndalojë zhvillimin e tubimit ose të vendosë për kohën dhe vendin e zhvillimit të tubimit”, thuhet në ligjin për tubimet.