Europorter, portali që mbulon çështjet e BE, shkruante sot me shqetësim se të hënën mund të ketë dhunë në Shqipëri pas paralajmërimeve nga opozita për bllokimin e rrugëve.
Por pas këtij shkrimi, kanë nisur sulmet nga ana e eksponentëve të PD në drejtim të portalit të BE por edhe vetë zyrtarëve. Kryetari i PD për Lushnjen Myslim Murrizi, ka hedhur akuza të rënda në drejtim të Federika Mogherinit.
Ai e quan atë “sekretare e rinise komuniste Italiane” ndërsa shton se nipi i saj është i lidhur me bosët e drogës. Murrizi u bë protagonist në media edhe pak kohë më parë kur shantazhoi një polic rrugor pasi e gjobiti.
Statusi i Murrizit:
MIGHERINI mos ke frike per te henen ne Shqiperi, por shih kete BOSIN qe eshte kapur ne ITALI se ka vendosur te flase.
Prit se mos thote ndonje ” BROÇKULL” per nipin TEND ose per miqt e tu nga Shqiperia.
Ishalla nuk i mban mend te gjitha Ky shefi i NDRAGETES se pastaj ta shohim se çfare do bilbilosin antare te brigadave ROSSE qe na bejne si murgeshat.
Hiqe friken nga protesta e OPOZITES shoqa sekretare e rinise KOMUNISTE Italiane , bashke me ” tufen” e ish sekretareve te rinise Çeke e Gjermano Lindor Koperativiste.
Ju nuk hapet gojen per 45 vjet rregjimin MOSTER te diktatures!!!!
Prisni sa te tregoj emrat ky shefi i droges njehere!!!!!!
/a.m.