Një shqiptar u arrestua nga policia greke, ndërsa u sekuestruan 119 kg e 300 gram marijuanë.
Ai ishte nisur me një makinë nga kufiri i gjelbër të Janinës dhe u kap nga policia në aksin Janinë-Antirio në vendin e quajtur Kompoti, Artë.
Në makinën që drejtohej nga shqiptari 29-vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga mediat greke, u gjetën dhe sekuestruan 27 pako me 119 kg 300 gram marijuanë.
I arrestuari u tha agjentëve se lëndën narkotike e kishte ngarkuar në kufi me Shqipërinë dhe do ta dërgonte në Athinë, ku dhe do ta shpërndanin.
Automjeti rezulton të jetë marrë me qira nga një grek 40-vjec, i cili është shpallur në kërkim.