Një 23-vjeçare është larguar nga banesa e saj në qytetin e Durrësit duke shqetësuar prindërit. Nëna e saj ka bërë kallëzim në Komisariat, me shpresën se blutë e qytetit bregdetar do ta rikthejnë në banesë.
Sipas burimeve policore, një ditë më parë, shtetasja A.S, vjeç 49, banuese në Durrës, kallëzon se i është larguar nga banesa vajza, shtetasja E.S, vjeç 23.
Mësohet se është ngritur një grup pune të cilët po punojnë për gjetjen e saj.
“Panorama” mëson se nga dëshmia e nënës para oficerëve, dyshimet paraprake janë që ajo të jetë larguar me ndonjë djalë. Por hetimet do të zbardhin të vërtetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës./a.m.