Manchester United është hedhur në sulm për Gareth Bale. Sipas “Talksport”, Manchester United ka provuar ta fusë kartonin e portierit spanjoll, David De Gea, për të arritur tek Gareth Bale, raporton “calciomercato.com”, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë, një ofertë e tillë nuk është marrë parasysh nga Real Madridi, që e konsideron Bale shumë më të vlefshëm se De Gea.
Kujtojmë se Real Madridi ka kohë që këmbëngulë për portierin spanjoll, ashtu si “Djajtë e Kuq”, që kanë kërkuar uellsianin që kur ishte pjesë e Tottenhamit. Andaj, duket se do të jetë një verë e nxehtë për dyja klubet, përgatiti “Express”. (b.an)