Të premten mbrëma dhe të shtunën herët në mëngjes, shiu i parë meteorik që nga janari, do të paraqitet në qiellin e natës.
Ky do të jetë një rast shumë i mirë për ta parë këtë fenomen, thuhet sipas AccuWeather, për shkak se kjo do të ndodh pak ditë para hënës së re, që do të thotë se drita nga hëna nuk do të pengojë në dukjen e tij.
Nëse të shtunën në mëngjes qielli është i kthjellët, shikuesit mund të shohin 10 deri në 20 meteorë për orë edhe gjatë natës.
Shiu meteorik nganjëherë “bombardon” qiellin me mbi 100 meteorë për orë, raporton Earthsky.org.
Shiu meteorik mund të shihet më së miri mes orës 2 të mëngjesit dhe në agim të së shtunës. Kushtet më të mira për ta parë këtë shi meteorik sonte do të jenë në SHBA, për shkak të qiellit të pastër pa re. /b.d