Shorti i hedhur në Nion të Zvicrës vendosi përballë Realin me Atletikon e Madridit, ndërsa Juventusi do të përballet me Monakon. Ndeshjet e para do të jenë Real vs Atletiko dhe Monako vs Juventus.
Në letër shorti duket favorizues për italianët që eleminuan në çerekfinale Barcelonën, ndërsa dëshira e të dyja skuadrave madrilene për të shmangur njëra-tjetrën para finales së madhe të Kardifit mbeti një dëshirë.
Reali do të presë në Bernabeu Atletikon më 2 maj, ndërsa Monako në principatë Juventusin një ditë më vonë. Ndeshjet e kthimit luhen një javë pas ndeshjeve të para.
Finalja e madhe luhet në Kardif më 3 qershor.
Statistikat në përballjet e gjysmëfinalistëve me njëri-tjetrin
ATLETIKO MADRID
Kundër Juventus: Luajtur 2, Fitore 1, Barazim 1, Humbje 0, Golavarazhi 1-0
Kundër Monako: Luajtur 0
Kundër Real Madrid: Luajtur 7, Fitore 1, Barazim 2, Humbje 4, Golavarazhi 5-10
JUVENTUS
Kundër Atletiko Madrid: Luajtur 2, Fitore 0, Barazime 1, Humbje 1, Golavarazhi 0-1
Kundër Monako: Luajtur 4, Fitore 2, Barazime 1, Humbje 1, Golavarazhi 7-4
Kundër Real Madrid: Luajtur 18, Fitore 8, Barazime 2, Humbje 8, Golavarazhi 21-18
c.a