Policia e Shkodrës ka mundur të parandalojë një ngjarje të rëndë kriminale. Motivi i pronësisë ka qënë shkaku i konfliktit mes M. J., 26 vjeçe dhe Alfred Jakaj, 35 vjeç në fshatin Lohë e Sipërme të Malësisë së Madhe.
Jakaj ka qëlluar tre herë me armë zjarri duke kanosur për jetën 26-vjeçaren. Policia është nisur drejt vendngjarjes sapo ka marrë njoftimin duke bërë të mundur arrestimin e Jakajt dhe sekuestrimin e pushkës gjysëmautomatike.
Ndaj tij rëndojnë akuzat e kanosjes, prishja e qetësisë publike dhe armëmbajtje pa leje.
c.a