Majlinda Kelmendi është kampione e re e Evropës. Majlinda Kelmendi është kampione e re e Evropës. Xhudistja kosovare e ka fituar këtë çmim për herë të tretë në karrierë, pasi shkëlqeu në Kampionatin Evropian që po mbahet në Varshavë të Polonisë.
Kampionia evropiane, botërore dhe olimpike, Majlinda Kelmendi, në finalen e madhe e mposhti para pak minutash rusen Alesya Kuznetsova me Ippon, shkruan Gazeta Express.
Xhudistja kosovare në gjysmëfinale eliminoi portugezen, Joana Ramos, ndërsa rrethin e parë e kishte kaluar pa luftë, në të dytin e kishte mundur britaniken Chelsie Giles, e në atë të tretë zviceranen Evelyne Tschopp, pwrgatiti “Express”.