Bursat evropiane u mbyllën sot me rënie të ndjeshme.
Pasiguritë politike në Evropë janë rritur para zgjedhjeve presidenciale franceze ndërkohë që Britania e Madhe njoftoi për zgjedhje legjislative të parakohshme.
FMN theksoi sot se pasiguritë politike dhe Brexit-i do të frenojnë rimëkëmbjen ekonomike në zonën euro.
“Nervoziteti është në fakt në kulmin e tij sepse katër kandidatët e parë (Marine Le Pen, François Fillon, Emmanuel Macron dhe Jean-Luc Melenchon) për zgjedhjet presidenciale franceze janë tashmë shumë afër”, theksuan në një shënim analistët e “Mirabaud Securities Geneve”.
Tre javë pas fillimit të “Brexit”, kryeministrja, Theresa May kërkoi zgjedhje legjislative më 8 qershor.
Eurostoxx 50 ra me 1,12 për qind.
Indeksi FTSE-100 i Bursës së Londrës pësoi një rënie prej 2,46 për qind për shkak të fuqizimit të stërlinës pas kërkesës për zgjedhje të parakohshme.
Indeksi ka humbur 180,09 pikë duke arritur në 7 147,50 pikë, prekur nga rënia e kursit të metaleve industriale.
Indeksi CAC 40 i Bursë së Parisit ra ne 1,59 për qind duke u mbyllur nën 5 000 pikë për herë të parë që prej 22 marsit, pesë ditë nga turi i parë i zgjedhjeve presidenciale.
CAC 40 ka humnuir 80,85 pikë duke arritur në 4 990,25 pikë, në një vëllim tregtar të ushqyer me 4,3 miliardë euro.
Në Frankfurt, indeksi Dax ka përfunduar me një humbje prej 0,90 për qind me 12 000,44 pikë. /b.d