Komisioni i Sigurisë ka diskutuar në mbledhjen e sotme nismën e deputetëve për të shtyrë afatin e amnistisë për dorëzimin e armëve.
Sipas kësaj nisme, kërkohet që amnistia të shtyhet deri më 31 dhjetor 2017. Afati i mëparshëm parashikonte përfundimin e amnistisë më 30 prill të këtij viti.
Deputeti Piro Lutaj tha se rezultatet e deritanishme të amnistisë kanë qenë mbresëlënëse.
“Janë dorëzuar vullnetarisht shumë armë. Rezultatet deri tani kanë qenë mbresëlënëse. Kjo ndikon në rritjen e sigurisë publike”, raporton BW të ketë thënë Lutaj.
Sakaq, edhe deputeti Qefalia tha se janë rreth 1400 armë të dorëzuara vullnetarisht gjatë kësaj periudhe amnistie. /b.d