John Terry do të largohet nga “Stamford Bridge” në fund të sezonit. Ai ka bërë 713 paraqitje për “Blutë e Londrës” që nga debutimi në vitin 1998, duke shënuar 66 gola.
Terry është lojtari i tretë me më shumë paraqitje për klubin londinez, teksa ka qenë kapiten i Chelseat për 578 herë, një rekord ky.
“Pas 22 vjetësh, ka shumë për të thënë dhe shumë njerëz për t’i falënderuar. Nuk mund ta përshkruaj me fjalë dashurinë që kam për këtë klub dhe tifozët. Nuk do të harroj kurrë atë që kam kaluar për këto vite këtu”, ishin fjalët e kapitenit që i erdhi fundi epokës së tij te “Blutë e Londrës”. /a.m.