Ushtria siriane e Al-Kaidës, grupi Ahrar Al-Sham uroi Presidentin Turk Erdogan për referendumin dhe e quajti atë “Vëlla”.
Grupi i lidhur me Al-Kaidën në Siri uroi Presidentin Rexhep Tajip Erdogan për rezultatet e referendumit dhe e quajti atë “Vëlla”, shkruan agjencia kurde e lajmeve ANF.
Mesazhi u shpërnda nga grupi Ahrar Al-Sham si vijon: “E urojmë vëllain tonë Presidentin Tajip Erdogan dhe i urojmë atij sukses në përpjekjet e tij për ta ngritur Turqinë dhe botën islame”.
Ky është urimi origjinal i postuar në Tëitter nga njëri prej anëtarëve të këtij grupi. (b.an)