Bashkia e Tiranës është fokusuar gjatë këtij viti në ndërtimin e shkollave, palestrat e të cilave do të jenë në shërbim të nxënësve por dhe të komunitetit. Kreu i bashkisë Erion Veliaj inspektoi përfundimin e punimeve të rikonstruksionit të palestrës së shkollës së mesme “Sinan Tafaj”.
“Me 7 palestrat e reja kemi krijuar 7 vatra të qendrave komunitare; do të thotë se pasi mbaron ora e mësimit, mund t’i aksesojë komuniteti. Arsyeja pse këmbëngul te kjo është se nuk mund të kemi një qytet me infrastrukturë dhe pa kulturë. Kultura sportive nuk është vetëm një mënyrë për të kaluar një orë kohë me top, është një mënyrë për të ndërtuar karakterin, për të lujtur në skuadër, një mënyrë që të mëson si fitohet me përulje, por edhe si humbet me dinjitet”, tha Veliaj.
Veliaj bëri të ditur gjithashtu edhe nismën e Bashkisë së Tiranës për ti dhuruar çdo maturanti në fund të shkollës edhe një set me veprat e shkrimtarit të njohur shqiptar, Dritëro Agolli, që u nda nga jeta pak javë më parë.
Palestra e shkollës “Sinan Tafaj” është shtruar me parket druri, është vendosur ndriçim, dyer e dritare të reja. Gjiashtu, është bërë rikonstruksioni i plotë i nyjeve sanitare, rrjetit elektrik dhe atij të furnizimit me uji, është vendosur sistem i ri i ngrohjes për shkollën, si dhe sistemi kundra zjarrit.
ma.me