Qindra protestues në Francë kanë marshuar kundër kandidates së ekstremit të djathtë në zgjedhjet presidenciale, Marine Le Pen, duke shfaqur shqetësimet se liritë themelore do të zhdukeshin nëse ajo zgjidhet presidente e Francës.
Disa protestues kanë hedhur bomba zjarri në drejtim të policisë gjatë marshit nga rrethina Aubervilliers drejt një lagjeje në Paris, ku liderja e Frontit Nacional pritet ta mbajë një tubim. Policia i është kundërpërgjigjur protestuesve me gaz lotsjellës.
Marshuesit kanë shpërndarë broshura të cilat e denoncojnë ksenofobinë dhe racizmit, që sipas tyre, partia e Le Pen e përfaqëson. Le Pen, e cila dëshiron ta largojë Francën nga Bashkimi Evropian, është njëra nga kandidatët kryesorë në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Francë më 23 prill. Dy kandidatët që dalin të parët në rundin e parë, do të garojnë në balotazh më 7 maj. /ma.me