Një aksident rrugor ka ndodhur në mesnatë në Shkodër, si pasojë e të cilit humbi jetën një 29 – vjeçar.
Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur “Rruga e Gjerë” në Lagjen Guerrile.
Viktima është Sezmir Rama. Ai po udhëtonte me një motor tip “Suzuki” kur është përplasur si pasojë e humbjes së kontrollit.
Policia tha se humbja e kontrollit është shkaktuar nga shpejtësia e madhe.