Por që nga muaji janar, thotë ajo, në magazinë ka parë shumë persona të panjohur që punonin në brendësi. Hetuesit thonë se dëshmia përforcon dyshimet e tyre se të arrestuarit kanë bashkëpunuar me organizatorët.Një prej depove në afërsi të asaj ku i gjet lënda narkotike është në pronësi të Koço Zaimajt, kryeplak i fshatit Pargi i shpallur në kërkim, shkruan tvklan.Edhe në këtë depo policia arriti të gjeje lëndë narkotike dhe mjete të tjera që përdoreshin nga punëtorët.Oficeret e policisë gjyqësore kanë marre në pyetje banorët e tjerë të fshatit të cilët kanë thënë se personat që punonin në magazinë nuk i njihnin dhe se ajo ruhej nga persona te armatosur.Hetimet për këtë rast të kultivimit dhe trafikut të drogës i kanë kaluar prokurorisë për krimet e rënda. Ka dyshime se i gjithë aktiviteti është kryer nga një grup i strukturuar kriminal.
ma.me