Policia e Vlorës ka vënë në pranga ditën e djeshme një 30-vjeçar pasi ishte shpallur në kërkim për trafik droge.
Burime nga policia e Vlorës bëjnë me dije se Redian Bejaj, i ishin kapur me 20 kg kanabis sativa, ngjarje kjo e ndodhur në shtator të vitit të kaluar.
për personin në fjalë, Gjykata e Vlorës kishte caktuar masën e sigurisë ‘Arrest me burg’, ndërsa ditën e djeshme është vërë e mundur prangosja e tij./a.m.