Policia ka zbuluar një tjetër laborator droge, këtë herë në lagjen “Kastriot” të qytetit të Fierit.
Mësohet se dy kate të një pallati ishin kthyer në vend të kultivimit të kanabisit përmes llambave elektrike.
Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se janë kryer disa arrestime në lidhje me laboratorin e zbuluar. Ende nuk dihet sasia e drogës e sekuestruar nga policia./a.m.