Partia Socialiste zhvilloi sot pasdite një takim me “Profesionistët e Rinj”, ku i pranishëm ishte edhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe njëherësh anëtari i Kryesisë së kësaj force politike, Erion Veliaj. Në fjalën përshëndetëse, Veliaj vlerësoi këtë nismë si një mundësi shumë të mirë për të kontribuar për përmirësimin e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë. “Është shumë e rëndësishme që të kuptojmë që ky nuk është një klub social, pra ku njerëzit vetëm englendisen dhe ku vetëm kalojnë kohë me njëri-tjetrin. Ky në fakt në dallim me shumë grupime të tjera që kemi dëgjuar në Shqipëri, ky në fakt është një grupim krejt tjetër, që i thotë PS-së, por mbi të gjitha Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, çfarë mund të jap unë për vendin tim. Ajo shprehja e famshme e Kenedit për grupe si këto është e vërtetë, të cilët vinë dhe thonë, kjo është ideja ime në Ksamil, kjo është ideja ime në Gjirokastër, kjo është ideja ime në veri-lindje, për këtë ka nevojë Shqipëria sot”, tha ai.
Kryebashkiaku Veliaj shprehu bindjen se duke qenë të bashkuar dhe nën drejtimin e Edi Ramës si kryeministër, mund të realizohen mjaft projekte. “Në thelb PS këtë ka në brumin e vet, çfarë mund të bëjmë ne për Shqipërinë. Po të shikosh në të majtë e në të djathtë ke njerëz që o na lidh puna, o na lidh jeta, o na ka lidhur shkolla, o do an lidhi e ardhmja. Pikërisht se nuk jemi ishull është shumë e rëndësishme që të shikosh se kë kemi në krah për të kuptuar që në një familje të madhe, si PS e Shqipërisë me Edi Ramën kryeministër sot dhe kryeministër nesër, ne mund të bëjmë gjëra që veç e veç asnjë nuk i bën dot”, tha ai.
Duke bashkëbiseduar me të rinjtë profesionistë, Veliaj zbuloi edhe një detaj nga ditët e tij të para në Bashkinë e Tiranës. “Ditën që hyra në Bashkinë e Tiranës pashë organikën dhe thashë, kush e bën këtë punë, kush është drejtor këtu. Më than, ky është çuni i filanit, funksionarit të PD. Është nusja e filan funksionarit, po këtu? Kryetarit të partisë aleate. Miqtë e mi kjo shpjegon se pse Tirana flinte gjumë nga kryetari e deri tek roja poshtë. Dhe në fakt sot kemi një rrjet profesionistësh kryesisht nga portali i DAP, të cilët sot i kanë dhënë Tiranës Planin e ri urbanistik, që sapo e aprovuam tani me kryeministrin. Sot i kanë dhënë një kushtetutë që u bë për 8 muaj, të tjerët nuk e bënin dot për 4 vjet”, u shpreh Veliaj.