LSI ka mbledhur sot Komitetin Drejtues ku pritet të merren një sërë vendimesh ku kryesore janë koalicioni, zgjedhjet, zgjedhja e Presidentit etj. Në fillim të fjalës së tij kryetari i LSI-së Ilir Meta u shpreh se ndjen keqardhje që nuk ka filluar dialogu. Ai ka nënvizuar se koalicioni e ka më të thjeshtë sot për të fituar krahasuar me 4 vite më parë kur gjithshka e kishte në dorë Berisha që nga qeveria, KQZ etj. Ai ka nënvizuar se nuk është kushtetuta gjithshka, pavarësisht se ajo duhet respektuar.
Meta: PS, LSI e PDIU e kanë të sigurt fitoren në zgjedhje
“Keqardhje që ende asnjë reale nuk ka lëvizur në drejtim të dialogut dhe zgjidhjes. Opozita nuk është regjistruar në zgjedhje dhe çdo ditë që ecën përpara na çon drejt një konflikti dhe një krizë efektët e së cilës nuk mund t’i parashikojmë, e këmi për dëtyrë t’i parandalojmë. LSI do të bëjë më të mirën për dialog dhe zgjedhje me standardet më të mira evropiane. Në parlament ka kërcituar arma dhe grushti për shkak të fjalëve dhe këto kanë qenë kosto për integrimin. Nëse nuk do ishte fenomeni i dekriminalizimit, reforma në drejtësi do ishte bërë me kohë. Reforma mund të ishtë bërë nëse do mungonte qasja, votoni reformën se do të futeni në burg. Koalicioni PS-LSI, fitoi para 4 vjetësh në kushte shumë të vështira, por bindshëm. Koalicioni ynë e ka akoma më të thjeshtë sot për të fituar dhe për t’u rikonfirmuar. Nuk duhet parë si çështje forcë situata aktuale, por si çështje tolerancë dhe largpamësie. Kemi çështjen e presidentit, që do zgjidhet në një moment kritik. Institucioneve të drejtësisë po u vjen fundi. Kushtetuta është shumë e rëndësishmë, por nëse themelet e saj janë vërtetë demokratike. Kushtetuta edhe për çështjen e zgjedhjeve u ndryshua në mesnatë në 2008. Kjo nuk do të thotë se kushtetuta nuk duhet respektuar, por para kushtetues vota e qytetarëve është e barabartë, ky është detyrim kushtetues. Nuk dua të bëj as më të mirin, as më pozitiv, as më të pafajshmin. Të gjithë kemi përgjegjësi. Nuk ka patur kryeministër që është sjellur më ashpër se Berisha. Unë kam dhënë dorëheqjen si kryeministër në 2001.”, deklaroi Meta.
Kreu i LSI tha se Rama është kryeministër jo vetëm i PS-së, por gjithë shqiptarëve.
“Unë nuk them që Edi Rama të jap dorëheqjen…Por një qeveri besimi flet për besim. Unë nuk jam kryetar i parlamentit të shumicës. Po të ishte kështu e kishim nxjerre më kohë PD-në … Rama nuk është vetëm Kryeministër i PS-së. Është kryeministër i gjithë shqiptarëve, ka detyrim të jap garanci për zgjedhjet dhe qytetarët. Ne si LSI nuk jemi me këtë apo atë. Ne jemi për ti dhënë fund politikës bardh e zi. Për dekriminalizmin në i dhamë të drejtë PD. Edhe një që kishim në LSI dhe nuk e dinim, iku në drejtim të paditur. Për çështjen e drogës ne kemi thënë që është problem serioz. Ne kemi thënë që në duhet një pakt, sepse është një problem që nuk u krijua sot”,- tha Meta.
Kreu i LSI tha se më e rëndësishme është që qytetarët të votojnë në mënyrë demokratike.
“Njerëzit votojnë si të duan. Të shprehen, të jenë të qetë. Të kemi president legjitim. Të kemi vend normal. Integrimi nuk është se miratuam një reformë dhe në Bruksel thonë ok. Inegrimi është të sillemi dhe komunikojmë si njerëz normal”,- tha Meta.
Luan Rama e krahasoi çadrën e protestës më një parashutë.
“Çadra është një parashutë. Zgjedhjet kanë nevojë për zgjidhje, vendi ka nevojë për zgjedhje”, tha Luan Rama.
vijon…