Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u shpreh nga çadra e protestës së opozitës në Bulevard, se në Manzë të Durrësit, është zbuluar një magazinë me 100 ton kanabis.
“Sot që flasim kam marrë mesazhe nga zyrtarë të policisë së shtetit që tregojnë se sa e rëndë është gjendja e drogës në vend. E di unë, e di ai, ministri i Brendshëm se mu në Manzë, 30 kilometra nga këtu ka një magazinë me 100 ton drogë, e mbron Perlat Cullaj që e ka emrin në listën e çdo agjencie ligjsbatuese ndërkombëtare, e di unë, e di ky ministri, ish ministri por s’kanë guxim se s’janë këta bosët e Perlatit por është Perlati dhe droga bosët e këtyre. Një magazinë tjetër me 20 ton drogë ndodhet në Ishëm. Për sot po e mbyll me këto dy magazina”, u shpreh Basha. Kreu i PD tha se protesta e opozitës do vijojë dhe do të kurorëzohet me rrëzimin e qeverisë.
Reagimi i Perlat Cullaj:
Drejtori i Policisë së Durrësit, Perlat Cullaj, i është përgjigjur akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha nga çadra e protestës. Basha tha se kryepolici ka në zotërim një magazinë me 100 ton kanabis në Manzë të Durrësit. Ndërkohë gjatë një reagimi për Report Tv, Cullaj ka mohuar akuzat e Bashës. Ai u shpreh se akuzat janë të pavërteta, ndërsa shtoi se nëse Basha dhe kushto tjetër ka prova për këtë akuzë t’i çojë në organet kompetente. Cullaj u shpreh se këto janë akuza me prapavijë politike.
c.a