Dalin detaje te reja nga ngjarja e paprecedentë me Luana Vjollcën dhe një manjaku që e përndiqte, Besmir Lila.
Luana ka qenë duke udhëtuar me një automjet ku ishte edhe Krenar Çoçaj, i dashuri i saj i ri, i njohur për lidhjet me Dafina Zeqirin dhe disa modele.
“Panorama” mëson se Çoçaj i është sulur manjakut të arrestuar dhe të dy kanë përfunduar duke u përleshur me grushte.
Për fat, pas tyre ishin dy oficerë policie që kanë nxjerrë armët dhe e kanë detyruar Lilën të tërhiqet.
Ai është futur në mjetin e tij dhe ka refuzuar t’u bindet forcave të policisë.
c.a