Katër shtetas shqiptarë kanë rënë në pranga të policisë italiane pasi ata ishin pjesë e një bande e cila merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike në Bibione, Venecia.
Nga kontrolli i ushtruar në banesë janë gjetur dhe sekuestrua në cilësinë e provës material 6.5 kg marijuanë, 42 gram kokainë, dy automatikë “Scorpion 765” prodhim i Çekosllovakisë dhe mjete të tjera të nevojshme për paketimin e drogës.
Hetimi nisi pas një denoncimi nëntorin e kaluar gjatë një kontrolli jashtë shkollave udineze, ku policia zbuloi se një prej të denoncuarve se ata ishin furnizuar nga banda e shqiptarëve.
c.a