Didier Drogba është bërë futbollisti i parë që është edhe pronar pas marrëveshjes me Phoenix Rising.
Ish-sulmuesi i Chelsea është konsultuar me Roman Abramovichin dhe do ta vazhdojë jetën në Arizona.
Drogba, që është 39 vjeç ka refuzuar disa oferta nga klubet e Ligës Premier, ndërsa u flit se do të jetë pjesë e stafit të Antonio Contes.
Ai është bërë pjesë e dhjetë personave që do të jenë në krye te klubit Phoenix në MLS.
“Do t’i respektoj vendimet e trajneri dhe do të jem lojtar këtu. Nuk ka asnjë gjasë që unë të takohem në menaxhment që dua të luaj më shumë”.
“Si pronar do t’i them gjërat e mija si rreth përforcimeve dhe do të bëjë propozime për të mirat e klubit”.
“Më intereson të luaj, por fokusi im do të jetë në ndihmën që do ta jap për ngritjen e Phoenix që të bëhet skuadër e madhe në MLS”, ka thënë Drogba.
“Kam pasur oferta nga Premier Liga , Championship, Lindje e Mesme, Kina dhe Amerika”.
Drogba njihet si njeri që i bind lojtarët pasi këtë e kishte bërë me Eden Hazardin, Eric Baillyn dhe Idrissa Gueyen që ta bashkohen me klube angleze.
Ai për bashkëlojtar do ta ketë Shaun Wright-Phillipsin që ka luajtur me të te Chelsea. /a.m.