Rusia i ka vënë veto projektrezolutës së prezantuar nga Franca, Britania e Madhe dhe SHBA-ja në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, që kërkon bashkëpunimin e regjimit sirian në një hetim për sulmin kimik të dyshuar.
“Kjo projektrezolutë për ne është e papranueshme dhe ne nuk do të votojmë në favor të saj”, deklaroi zëvendësministri rus i Punëve të Jashtme, Genadi Gatilov, cituar nga agjencia e lajmeve “Interfax”.
Britania e Madhe, Franca dhe SHBA-ja paraqitën dje në Këshillin e Sigurimit një projektrezolutë tjetër që kërkon një hetim mbi sulmin kimik në Siri, pavarësisht dështimit të negociatave javën e kaluar, përgatiti Express. (b.an)