Seksioni special i marinës amerikane, komandot e të cilit vranë sheikun e terrorit Osama Bin Laden, po merr pjesë në një stërvitje që simulon rrëzimin nga pushteti të liderit koreano-verior, Kim Jong un.
Grupi, i njohur si SEAL Team Six, po i kryen stërvitjet në Korenë e Jugut, kanë bërë të ditur burime nga Ministria e Mbrojtjes e këtij vendi.
Aeroplanmbajtësja amerikane “USS Carl Vinson” mbërrin sot në Korenë e Jugut, me trupa të ushtrisë amerikane dhe operativë të njësisë Delta Force, të specializuar në operacione anti-terrorizëm.
Mbërritja e anijes ushtarake vjen pak ditë pasi presidenti amerikan Donald Trump, duke komentuar testet raketore të Koresë së Veriut, u shpreh se “Peniani po i kërkon vetë telashet”.
Ai gjithashtu deklaroi se, Shtetet e Bashkuara do ta zgjidhin vetë problemin nëse Kina, fqinji me të cilin ka kontakte regjimi verior, nuk do të ndihmojë.
Lëvizjet e fundit të Amerikës janë pjesë e një plani për rritjen e pranisë së saj në gadishullin korean, që thuhet se ka si synim një plan për neutralizimin e kapaciteteve të Kim Jong un.
c.a