Policia e Shkodrës ka kryer një operacion kundër prostitucionit në Shkodër ditën e sotme, i cili u finalizua me arrestimin e shtetases Liza Bela (Chiaravalle), 67 vjeçe banuese në lagjen “Mar Lula” në Shkodër dhe të shtetasit Halil Bajraktari, 56 vjeç banues po në Shkodër.
Këto të dy u arrestuan për shfrytëzim prostitucioni. Liza Bela prej kohësh dyshohet se ka ngritur një rrjet prostitucioni. Ajo rekrutonte gra beqare dhe në vështirësi ekonomike dhe u gjente klientë. Po kështu, ka nisur edhe procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetases F.M, vjeç 41 vjeçe, e dyshuar se ka kryer Veprën Penale të “Ushtrimit të prostitucionit” parashikuar nga neni 113 I Kodit Penal.
c.a