Dy persona janë arrestuar dhe tre të tjerë do të ndiqen penalisht në gjendje të lirë për rastin e zbulimit të laboratorit të hashashit në Skrapar.
Policia e Beratit njoftoi se janë arrestuar Muhamet Kadia, 49 vjeç dhe Edlira Lame, 42 vjeçe dhe po ndiqen në gjendje të lirë tre shtetaset me inicialet S.K., 47 vjeç, Z.Xh., 45 vjeç dhe A.Ç., 51 vjeçe, që të gjithë banues në Skrapar.
Gjatë kontrollit të ushtruar në ambjentet e një firme private që menaxhohej nga shtetasja Edlira Lame, ku prodhoheshin çanta kartoni, verë dhe raki u gjetën pajisje elektrike që dyshohet se përdoreshin për prodhimin e bimëve narkotike, rreth 2 kg mbetje bime hashashi. 176 mijë lekë të rinj, 250 paund, rreth 20 mijë dollarë si dhe 210 fishekë.
Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin furgon, në pronësi të shtetasit Muhamet Kadiu u gjetën pajisje elektrike të njëjta me ato të cilët u gjetën në fabrikë. Dyshohet se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin në ambjentet e fabrikës ushtronin këtë aktivitet të kundraligjshëm.
Veprimet për ngjarjen e mësipërme janë kryer nga Prokuroria e Krimeve të Rënda Tiranë në bashkëpunim me Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.
c.a