Irani dënoi sot vendimin e Bashkimit Evropian për të zgjatur me një vit sanksione të dekretuara për shkak të situatës së të Drejtave të Njeriut në këtë vend.
“Republika islamike dënon standartin e dyfishtë dhe instrumentalizimin e të Drejtave të Njeriut nga Bashkimi Evropian, kryesisht zgjatjen e sanksioneve ilegjitime nën pretekstin e shkeljes së të Drejtave të Njeriut nga Irani”, deklaroi Bahram Ghassemi, zëdhënës i ministrisë iraniane të Punëve të Jashtme.
“Sanksionet e zgjatura të martën nga Bashkimi Evropian përkojnë me shkelje të rënda të të Drejtave të Njeriut në Iran”, theksoi Këshilli i BE-së, që përfaqëson 28 vendet anëtare./b.d